1.
Kryetari Muharremaj prezanton Klodiana Lumin nga Bllaca si kandidate për Asamblenë Komunale
06.08.2025
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka prezantuar Klodiana Lumin nga fshati Bllacë si kandidate për Asamblenë Komunale në kuadër të ekipit të tij për zgjedhjet lokale që po afrojnë.
Lumi, me profesion infermiere, vjen me përvojë në sektorin shëndetësor dhe angazhohet të jetë zëri i kujdesit dhe përkushtimit ndaj qytetarëve të Suharekës. Në prezantimin e bërë nga Muharremaj, ajo përshkruhet si një person me ndjeshmëri të lartë për nevojat e komunitetit dhe me përkushtim profesional për një Suharekë më të shëndetshme dhe më të drejtë.
Ajo shpreh gatishmërinë për të përfaqësuar qytetarët me dinjitet, duke u fokusuar në punën e ndershme dhe në përpjekjen për ndryshim përmes shërbimit publik, shkruan Muharremaj.