Merdarë, ndalohet një person për posedim të marihuanës

30.07.2025

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:45, në pikëkalimin kufitar në Merdarë, policia kufitare në bashkëpunim me oficerët doganorë kanë ndaluar një veturë me targa të huaja, e cila po drejtohej nga një femër, shtetase e huaj.

Sipas informacioneve zyrtare, ekzistonte dyshimi se në automjet ndodheshin substanca narkotike. Pas kontrollit, në veturë u gjetën dhe sekuestruan 1.46 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, që sipas hetimeve i përkiste një të dyshuari mashkull, shtetas i Kosovës.

Pas intervistimit nga organet hetuese, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit të rastit.

Rasti është iniciuar me veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”. Autoritetet vazhdojnë hetimet për ndriçimin e plotë të rrethanave.