Prokuroria në Prizren: Një ndalim dhe 13 aktakuza për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për veprimet e fundit ligjore të ndërmarra gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë ndalimin e një personi dhe ngritjen e trembëdhjetë aktakuzave ndaj të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit zyrtar, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kompetent, ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Aktakuzat e ngritura:
Prokuroria ka ngritur njëmbëdhjetë aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë personave, për veprat penale në vijim:
- Dy aktakuza kundër katër personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
- Dy aktakuza kundër katër personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
- Një aktakuzë kundër dy personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
- Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
- Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Sulmi”;
- Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
- Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
- Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
- Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Kanosja”.
- Një aktakuzë kundër dy personave për keqpërdorim të autoritetit zyrtar