Pritjet në kufi: Deri në 2 orë e 30 minuta tek Dheu i Bardhë, në Merdarë 5 minuta
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për fluksin në pikat kufitare, të përditësuara në orën 16:26.
Sipas raportimit, pika kufitare “Dheu i Bardhë” paraqitet me ngarkesën më të madhe, ku është regjistruar një kolonë prej rreth 1500 metrash dhe pritje që variojnë nga 100 deri në 150 minuta për hyrje në Kosovë.
Ndërkohë, në pikën kufitare Merdarë, situata është tërësisht normale, me pritje minimale nga 3 deri në 5 minuta për hyrje dhe dalje, pa kolona të raportuara. Po ashtu, shumica e pikave kufitare të vendit po funksionojnë pa probleme dhe me fluks të ulët udhëtarësh.
Përjashtim bëjnë pika kufitare Muçibabë, ku janë shënuar pritje prej 20 deri në 30 minuta dhe kolonë rreth 250 metra në hyrje, si dhe Jarinjë, me pritje të lehta nga 5 deri në 10 minuta.
Sa i përket daljeve nga territori i Kosovës, gjendja paraqitet stabile dhe pa vonesa të theksuara – në të gjitha pikat kufitare pritjet lëvizin ndërmjet 3 deri në 10 minuta, me asnjë kolonë të raportuar.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të planifikojnë udhëtimin e tyre në përputhje me kohët e pritjes dhe të informohen në kohë reale për gjendjen në kufi përmes platformave dhe burimeve zyrtare.
