Tragjedi në Prishtinë: Vdes 25-vjeçari pas rënies nga lartësia në hotelin “Grand”

16.07.2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në Prishtinë, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rënies nga lartësia në objektin e hotelit “Grand”.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Garibaldi”. Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore dhe mjekësia emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, si edhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të rastit, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë tragjedi.