Pritjet në kufi: Deri në 55 minuta për hyrje në Kosovë tek Dheu i Bardhë, në Merdarë 5 minuta

13.07.2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se sipas të dhënave më të fundit, të përditësuara sot në orën 13:53, situata më e rënduar në hyrje të Kosovës është në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku është raportuar një kolonë prej rreth 600 metrash dhe pritje nga 50 deri në 55 minuta.

Ndërkohë, në pikën kufitare Medrarë situata është normale dhe nuk raportohet për ndonjë pritje të zgjatur – hyrja në Kosovë kërkon vetëm 3 deri në 5 minuta.

Gjendje e qetë paraqitet edhe në pikat tjera kufitare në hyrje të vendit, përveç Jarinjës, ku janë raportuar pritje të lehta prej 5 deri në 10 minuta.

Sa i përket daljes nga Kosova, situata mbetet e qetë dhe pa ndonjë vonesë të theksuar. Në të gjitha pikat kufitare, pritjet lëvizin mes 3 deri në 10 minuta, duke mos paraqitur pengesa për udhëtarët.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të planifikojnë udhëtimin e tyre duke marrë parasysh kohët e pritjes dhe të informohen vazhdimisht për gjendjen në kufi përmes kanaleve zyrtare.