Tentoi të kalojë kufirin me 20 euro ryshfet – arrestohet shtetasi i Azerbajxhanit në Merdarë

03.07.2025

Një shtetas i Azerbajxhanit është arrestuar dje në pikëkalimin kufitar në Merdarë, nën dyshimin për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte tentuar t’i japë 20 euro ryshfet një zyrtari policor, me qëllim që t’i mundësohej kalimi i kufirit.

Menjëherë pas veprimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Rasti është në procedurë hetimore dhe pritet të trajtohet nga organet e drejtësisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.