MPB apelon për evitimin e rrugës nga Serbia drejt PKK Merdarë
01.07.2025
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot, më 1 korrik 2025, duke filluar nga ora 18:00, rruga që të çon në Pikën Kufitare të Kalimit (PKK) Merdarë nga drejtimi i Serbisë do të jetë e bllokuar.
Sipas informatave të pranuara, bllokimi është paralajmëruar të realizohet nga qytetarë serbë, të cilët do të pamundësojnë kalimin e lirë në këtë segment rrugor. Për këtë arsye, Qendra u bën thirrje të gjithë udhëtarëve që të shmangin këtë rrugë dhe të shfrytëzojnë pikat kufitare alternative deri në një njoftim të ri.
Autoritetet kanë vënë në dispozicion disa numra kontakti për informacione shtesë:
📞 045198000
📞 045198606
📞 Numri pa pagesë: 080050095