Mandati i Lëvizjes Bashkë

15.05.2025

Kreu i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë mbështetësit që e votuan në zgjedhjet e 11 majit, duke mundësuar kështu zgjedhjen e një deputeti të kësaj lëvizjeje në Kuvendin e Shqipërisë.

Mandati i Lëvizjes Bashkë Foto: Ilustrim

Me mbi 23 mijë vota të siguruara në shkallë kombëtare (duke përfshirë këtu edhe numërimin në vazhdim të votave të diasporës), Qori thekson se ky rezultat është vetëm fillimi i një beteje më të gjerë për të çliruar qytetarët nga ndjenja e frikës dhe pesimizmit që, sipas tij, ka mbuluar vendin.

Zgjedhjet e fundit në Shqipëri rezultuan me një fitore të thellë të Partisë Socialiste, ku Edi Rama siguroi 52% të votave dhe 83 mandate në Kuvend. Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha mori 34% të votave dhe 50 mandate. Përveç dy partive kryesore, edhe disa parti të reja arritën të sigurojnë përfaqësim në Kuvend. Agron Shehaj i partisë “Mundësia” fitoi 2 ulëse, ndërsa Adriatik Llapaj i “Nisma Shqipëria bëhet” siguroi 1 mandat.

“Në Shqipëri pakënaqësia thellohet dita-ditës. Po më shpejt se ajo janë rritur frika, pesimizmi, dëshpërimi, të gjitha këto të përziera me një dozë cinizmi. Çka i mundëson pakënaqësisë të kapërcejë pengesat dhe të kthehet në revoltë, është shpresa.

Lëvizja BASHKË ia ka dalë t’u ngjallë shpresën mbi 23,000 qytetarëve (vazhdon numërimi i votave të diasporës) dhe të zgjedhë një deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vetvete nuk janë shumë. Në kushtet ku ferra ka marrë uratën, nuk janë pak.

“…me vullnet të hekurt për të luftuar, kërkuar, gjetur, kurrsesi të dorëzuar.” – shkruan poeti Tennyson,” shkruan Qori në një postim në rrjetin social “Facebook”.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler