1.
Tragjedi në Batllavë, gjendet një grua e pajetë pranë liqenit
04.05.2025
Një trup i pajetë i një gruaje rreth të 40-tave është gjetur para pak minutash në afërsi të Liqenit të Batllavës, në zonën e njohur si “te plepat”.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se viktima nuk shfaqte shenja jete në momentin e gjetjes.
Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore. Ata kanë nisur procedurat e nevojshme për të zbardhur rrethanat e këtij rasti tragjik dhe për të përcaktuar identitetin e viktimës.
Jemi në pritje të raportit policir për më shumë informata.