Zyba: “Pa Byronë, e votojnë Albulenën pa problem”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Salih Zyba, ka ofruar një perspektivë interesante lidhur me ngërçin aktual në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një deklaratë të tij, Zyba sugjeron se zhbllokimi mund të ndodhë shpejt nëse partitë e tjera do të informoheshin se LVV-ja nuk do të procedojë me ngritjen e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Sipas Zybës, kjo temë duket të jetë një çështje me rëndësi të madhe për partitë opozitare, dhe heqja dorë nga formimi i kësaj byroje mund të shërbejë si një “gabu” (lëshim) strategjik për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit dhe për të zhbllokuar procesin institucional.
“Me ‘gabu’ e me i thene qe nuk e bejme Byrone per Konfiskim te Pasurise se Pajustifikueshme a e din sa shpejte e votojne Albulenen dhe jo vetem,” ka deklaruar Zyba