Dështimi i seancës së djeshme, Presidenca pranon letër nga Avni Dehari
16.04.2025
Letra e Avni Deharit, kryesues i seancës së djeshme të Kuvendit, është dërguar në Presidencë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Bekim Kupina, këshilltar për Media.
“Letra sapo ka ardhë në Presidencë dhe ekipi ligjor i Presidencës është duke e analizuar, për t’i propozuar Presidentes hapat e mëtejmë”, tha Kupina për Gazeta Blic.