Arrestohet 32-vjeçarja, dyshohet për grabitje të armatosur në Fushë Kosovë
Një 32-vjeçare është arrestuar nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë, e dyshuar për grabitje të armatosur në një market. Ngjarja ka ndodhur më 11 mars 2025, kur e dyshuara, nën kërcënimin e një thike, ka marrë një shumë parash nga punëtorja e marketit.
Sipas njoftimit të Policisë, pas një pune intensive hetimore, zyrtarët policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarën mbrëmë.
“Njësitet policore të stacionit Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 11.03.2025, në një market, ku punëtores së marketit nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë, i janë marrë një shumë e parave”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E dyshuara, shtetase e Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.