BE: Serbia shkeli Marrëveshjen e Ohrit me kundërshtimin e statusit të Kosovës në KiE

07.03.2025

Bashkimi Evropian ka akuzuar Serbinë për shkelje të Marrëveshjes së Ohrit, duke kundërshtuar kërkesën e Kosovës për statusin e mysafirit special në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE).

Sipas një përgjigjeje me shkrim nga selia e BE-së, “Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është në kundërshtim të qartë me detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia”.

Zyrtarët e BE-së theksojnë se neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit e detyron Serbinë të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kërkesa e Kosovës ishte në rend dite në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të KiE më 5 mars, por u hoq papritmas nga rendi i ditës.

Zyrtarët serb e cilësuan këtë si fitore të tyre, por BE-ja e ka hedhur poshtë këtë interpretim.