Suharekë, Nepërbishti me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve, Stravuqina me më të ulëtën

09.02.2025

Të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri në orën 11:00 tregojnë ndryshime të dukshme në pjesëmarrjen e votuesve në fshatrat e Komunës së Suharekës.

Në Shkollën Fillore “Rilindja” në Nepërbisht, është regjistruar pjesëmarrja më e lartë me 15.07% të votuesve. Nga 876 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 132 deri në orën 11:00.

Ndërkohë, Shkolla Fillore “Naum Veqilharxhi” në Stravuqinë ka shënuar pjesëmarrjen më të ulët, me vetëm 4.78%. Nga 251 votues të regjistruar, kanë votuar 12 persona deri në këtë orë.

KQZ ka njoftuar se procesi zgjedhor në Komunën e Suharekës dhe në mbarë Kosovën po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa incidente. Autoritetet zgjedhore vazhdojnë të monitorojnë nga afër pjesëmarrjen dhe mbarëvajtjen e procesit.