Kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në ora 19:00 takojnë banorët e Greikocit

12.01.2025

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Suharekë ka ftuar banorët e fshatit Greikoc në një tubim të hapur, i cili do të mbahet sot, më 12 janar, në ora 19:00, në shkollën fillore “Dëshmorët e Greikocit”.

Në këtë tubim pritet të marrin pjesë kandidatët për deputetë nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe nga partia partnere, Guxo.

Qëllimi i këtij tubimi është të informojnë qytetarët për platformën e tyre programore dhe të dëgjojnë drejtpërdrejt shqetësimet e tyre.

“Ftojmë të gjithë banorët e Greikocit të na bashkohen nesër në këtë takim të rëndësishëm. Së bashku do të diskutojmë për të ardhmen e fshatit tonë dhe për një Kosovë më të mirë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga degë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Suharekë.

Ky tubim vjen në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ku Lëvizja VETËVENDOSJE! synon të sigurojë një fitore të madhe dhe të vazhdojë të udhëheqë vendin.