1.
Pritje deri në 2 orë në dalje të Kosovës
02.01.2025
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Merdarë kanë arritur deri në 2 orë.
Ky përditësim u publikua në ora 16:45. Gjatësia e kolonës është rreth 900 metra.
Tek Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga vendi janë nga 60 deri 80 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare koha e pritjes është minimale. Tek Dheu i Bardhë, kolona arrin 600 metra.
Autoritetet këshillojnë qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre duke pasur parasysh kohën e pritjes në kufij dhe të ndjekin përditësimet në kohë reale për të shmangur vonesat e mundshme.
