1.
Ulen pritjet në hyrje të Kosovës: Aktualisht 20 minuta te Dheu i Bardhë, rreth 10 minuta në Merdare
23.12.2024
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka raportuar se aktualisht ka ulje të pritjes në pikat kufitare hyrëse të Kosovës.
Situatë pak më e ngarkuar po regjistrohet në pikën kufitare të Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare, për të hyrë në Kosovë:
Në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 20 minuta, ndërsa gjatësia e kolonës arrin deri në 100 metra.
Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet variojnë nga 5 deri në 10 minuta.