1.
Dhunohet një grua në Malishevë, arrestohet i dyshuari
19.12.2024
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunimit që ka ndodhur në komunën e Malishevës. Incidenti është regjistruar të mërkurën, rreth orës 12:50, dhe ka rezultuar me arrestimin e një të dyshuari.
Sipas njoftimit të policisë, “është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare.”
Pasi është intervistuar nga autoritetet, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.