35-vjeçari nga Kosova kapet me kanabis në pikën kufitare në Muriqan
Në një operacion të përbashkët të zhvilluar nga Policia Kufitare e PKK Muriqan dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, është arrestuar një shtetas kosovar 35 vjeç.
Gjatë kontrolleve të rregullta në pikën kufitare, efektivët e policisë kanë dyshuar për një automjet me targa kosovare, të drejtuar nga shtetasi 35-vjeçar. Në vijim të kontrollit të automjetit, u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar të jetë cannabis sativa.
I arrestuari, bashkë me provën materiale, është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njotimi i Policisë.
“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, nga Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u vu në pranga shtetasi kosovar A. S., 35 vjeç. Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa”.