Shembull për t’u ndjekur: Qytetari i Prizrenit dorëzon portofolin e gjetur në Polici
Një tjetër shembull i ndershmërisë dhe solidaritetit është shfaqur në qytetin e Prizrenit. Qytetari me inicialet E.K., duke treguar një ndërgjegje të lartë civile, ka dorëzuar në Stacionin Policor një portofol të gjetur në qendrën tregtare “Lorik Center Prizren”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në portofolin e gjetur janë pasur dokumente personale, disa kartela dhe një shumë prej 220 eurosh, 3 dollarë amerikanë dhe 5 paundë anglez.
Falë punës së shpejtë dhe eficiente të zyrtarëve të policisë, pronari i vërtetë i portofolit është identifikuar dhe pas verifikimeve të nevojshme ligjore, i është kthyer pasuria e humbur.
Drejtoria e Policisë në Prizren ka shprehur mirënjohjen e thellë për qytetarin E.K., duke e cilësuar gjestin e tij si një shembull për t’u ndjekur. Po ashtu, policia ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në punën e tyre.
Ky rast tregon se edhe në ditët e sotme ka persona të ndërgjegjshëm që vlerësojnë pronën e të tjerëve dhe që nuk hezitojnë të ndihmojnë në kthimin e saj. Gjesti i qytetarit E.K. është një mesazh i fortë për të gjithë ne, duke na ftuar të jemi më të bashkuar dhe më të solidarë me njëri-tjetrin.