Moti për sot: Vranësira dhe shi

20.11.2024

Sot do të mbajë kryesisht mot i vranët dhe me riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e sotme do të karakterizohet nga moti i vranët dhe me riga shiu.

Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, duke krijuar një ambient mjaft të freskët. Gjatë ditës, termometri do të shënojë vlera maksimale ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5 metra në sekondë.