3.
Vjedhet një veturë në Prizren
17.11.2024
Një rast tjetër i vjedhjes së automjeteve është raportuar në qytetin e Prizrenit.
Sipas njoftimit të policisë, një banor i rrugës Adem Jashari ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij, një Audi A3 me targa vendore.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë në zonën e banimit të viktimës. Deri më tani nuk ka informacione të mëtejshme në lidhje me autorët e dyshuar dhe rrethanat e kryerjes së kësaj vepre penale.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje dhe për të kapur autorët e dyshuar. Shërbimet e policisë po shqyrtojnë të gjitha materialet e siguruara dhe po marrin në pyetje dëshmitarët e mundshëm.