2.
Bedri Hamza takimet me qytetarë, të shtunën viziton Suharekën
23.10.2024
Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, po vazhdon takimet me qytetarë të Kosovës.
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, do të mbajë takimin e radhës në Komunën e Suharekës.
Hamza në Suharekë ku do të bashkëbisedojë me qytetarët në Suharekë, nga të cilët do të marrë propozime dhe sugjerime për programin e tij qeverisës.
Sipas njoftimit për media të PDK-së dega në Suharekë, takimi me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, mbahet të shtunën në ora 18:30, në bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha”.
