Suharekë, gjendet dy granata dore, ndërhynë FSK dhe bën asgjësimin e tyre
14.10.2024
Një granatë dore është raportuar të jetë gjetur ditën e dielë në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur rreth orës 10:47.
Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar skaj rrugës kryesore kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes- granatë dore.
Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti EOD për deminim i FSK-së kanë dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një granatë dore dhe të njëjtit kanë bërë asgjësimin e tyre.