Krasniqi: PDK është “e gatshme për fitore të reja”
13.10.2024
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një fjalim për njëzet e pesë vjetorin e PDK-së thotë se partia që udhëheq është “e gatshme për fitore të reja” dhe që “ta bëjë secilin qytetar sërish krenar me Kosovën”.
Krahas një video të publikuar në profilin e tij kreu i PDK-së, ka shkruar që partia që ai drejton është një histori e jashtëzakonshme e dashurisë, sakfriciës dhe kontributit për Kosovën.
“Të gjithë që sot jeni prezent këtu, jeni trashëgimtar të kësaj historie, të kësaj ëndrre, të ëndrrës së Hashim Thaçit e Kadri Veselit”.
“Sa herë Kosova është në dhembje, unë dhe ju e dimë që ky është një kushtrim për PDK-në , një thirrje e painjorueshme për bashkim, veprim e mobilizim”, thotë Krasniqi në fjalimin e tij.