Hovenier: Vizita e Kasanofit tregon mbështetjen për popullin e Kosovës
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka shkruar për vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan, Aleksander Kasanof, vizitë kjo e para në rolin e tij.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, i ka uruar mirëseardhje Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan, Alexander Kasanof për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë dhe rajon.
Hovenier tha se presin një vizitë produktive të Kasanofit, duke treguar mbështetjen afatgjate amerikane për popullin e Kosovës.
“Presim një vizitë produktive duke treguar mbështetjen tonë afatgjate për popullin e Kosovës, për të adresuar shqetësimet e përbashkët dhe duke kërkuar të arrijmë përparim në rrugën evropiane të Kosovës, si një shtet sovran, i pavarur dhe multientik”, ka shkruar Hovenie.