Vrasja e shtatzënës italiane nga kosovari: Detaje për vizitat e shpeshta, kërcënimet dhe postimet e Fandajt në rrjete sociale
21.12.2023
Një gruaje shtatzëne iu mor jeta mizorisht para tri ditëve. Ajo u godit shtatë herë më thikë në gjoks. Për këtë krim i dyshuar kryesor është Bujar Fandaj nga Kosova.
Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja rreth rastit, përfshirë vizitat e shpeshta të Fandaj në vendin ku punonte Ballan dhe se çka postonte Fandaj në rrjetet sociale.
Vanessa Ballan, shtatzënë, 26 vjeç, u vra të martën e 19 dhjetorit në shtëpinë e saj. Mediumi italian, Corriera della Sera, në ditën e krimit, raportoi se i dyshuari ka hyrë në shtëpi duke e gjetur viktimën në pizhama e më pas e ka sulmuar me thikë. Sipas këtij mediumi, në trupin e viktimës janë gjetur disa lëndime të cilat konfirmojnë se ajo ka tentuar ta mbrojë veten.