FIT “zbarkon” sot në zyren e Kurtit, pritet takimi i paralajmëruar

15.11.2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të presë në takim pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës. Burimet e Klankosova.tv brenda policisë bëjnë me dije se takimi pritet të mbahet në orën 16:00. Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen kërkesat e tyre pas protestës. Pjestarët e NJSI-së, protestuan më 1 nëntor para […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të presë në takim pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.

Burimet e Klankosova.tv brenda policisë bëjnë me dije se takimi pritet të mbahet në orën 16:00.

Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen kërkesat e tyre pas protestës.

Pjestarët e NJSI-së, protestuan më 1 nëntor para ndërtesës së Qeverisë, njofton Klankosova.tv

Ata kërkuan ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Njësia më elitare e policisë pati paralajmëruar edhe një protestë më 7 nëntor, por e cila u pezullua pasi Kurti, pati premtuar për t’i pritur në takim.