Deponohen 430 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia po e heton rastin
Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse në shumicën e rasteve janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin për nevojat e tyre elementare, të nevojshme, të obligueshmeapo edhe raste të tjera. Mirëpo, në shumë raste, njerzit e ndryshëm, me apo pa vetëdije fusin në qarkullim para të falsifikuara, shkruan SuharekaOnline. Një rast i parave të […]
Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse në shumicën e rasteve janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin për nevojat e tyre elementare, të nevojshme, të obligueshmeapo edhe raste të tjera.
Mirëpo, në shumë raste, njerzit e ndryshëm, me apo pa vetëdije fusin në qarkullim para të falsifikuara, shkruan SuharekaOnline.
Një rast i parave të falsifikuara është raportuar të hënën në Policinë e Prizrenit.
Sipas raportit të policisë thuhet se zyrtari i një banke në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren ka raportuar në polici se nga klient të ndryshëm janë deponuar 430 euro, valuta të ndryshme të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Policia e Kosovës ka njoftuar se kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar dhe se rasti në fjalë është duke u hetuar.