Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

26.12.2022

Arben Vitia është riemëruar ministër i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të […]

Arben Vitia është riemëruar ministër i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.” thuhet në njoftim.

Rikujtojmë se Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje në tetor të vitit 2021, për të garuar në zgjedhjet komunale për kryetar të Prishtinës.