Kurti për fitoren e Ballkanit: Triumf meritor, javën tjetër, le të vazhdojmë ku e si e lamë dje

07.10.2022

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka marrë fitoren e parë në grupet e garave evropiane, duke triumfuar me rezultat 4-3 në udhëtim te Sivasspori. Mbrëmja e enjte ishte krejtësisht e veçantë për futbollin shqiptar, e në veçanti atë të Kosovës dhe qytetin e Suharekës. Golat në këtë fitore për ekipin tonë u shënuan nga Armend Thaqi […]

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka marrë fitoren e parë në grupet e garave evropiane, duke triumfuar me rezultat 4-3 në udhëtim te Sivasspori.

Mbrëmja e enjte ishte krejtësisht e veçantë për futbollin shqiptar, e në veçanti atë të Kosovës dhe qytetin e Suharekës.

Golat në këtë fitore për ekipin tonë u shënuan nga Armend Thaqi (20’), Arbër Potoku (31’), Meriton Korenica (66’) dhe Ermal Kraniqi (90+4).

Për fitoren e Ballkanit ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë se kjo fitore e Ballkanit ishte triumf meritor dhe se po shkëlqen në rrugëtimin e tij historik.

“Për një çast, minutat shtesë na i rikthyen kujtimet jo të mira të barazimit, në ndeshjen e parë në Prishtinë. Por, krejt në fund na e dhanë shijen e fitores së parë në UEFA Conference League. Triumf meritor!”, shkroi Kurti në Instagram.

“Javën tjetër, le të vazhdojmë ku e si e lamë sonte”, shkroi kryeministri Kurti.

Postimi i plotë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti:

Fitore me katër gola. Tre pikët e para. Vendi i parë në Grupin G.

FC Ballkani shkëlqen në rrugëtimin e tij historik.

Për një çast, minutat shtesë na i rikthyen kujtimet jo të mira të barazimit, në ndeshjen e parë në Prishtinë. Por, krejt në fund na e dhanë shijen e fitores së parë në UEFA Conference League. Triumf meritor!

Javën tjetër, le të vazhdojmë ku e si e lamë sonte.