2021-2022, Komuna e Suharekës pagoi 172,800.00 euro për subvencionimin e personave të prekur nga COVID-19

22.08.2022

Në janar të vitit 2021 Komuna e Suharekës kishte bërë thirrje për të gjithë qytetarët e komunës të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19 që të aplikojnë për subvencionim. Në bazë të vendimit të Asamblesë Komunale me numër 01-016-61754 të datës 23.12.2020 Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale kishte bërë thirrje për aplikim për […]

Në janar të vitit 2021 Komuna e Suharekës kishte bërë thirrje për të gjithë qytetarët e komunës të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19 që të aplikojnë për subvencionim.

Në bazë të vendimit të Asamblesë Komunale me numër 01-016-61754 të datës 23.12.2020 Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale kishte bërë thirrje për aplikim për subvencione për qytetarët që kanë qenë të infektuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Sipas një raporti të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2021-2022 nga ky subvencionim kanë përfituar 1154 qytetarë në shumën prej 172,800.00 €.