Një grua në Prizren plagoset nga një plumb qorr

11.08.2022

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. “Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 tek tregu Fatoni në dalje të Prizrenit. Një plumb qorr e ka goditur xhamin e parë të automjetit dhe nga kjo është lënduar një grua. Ajo është lënduar në pjesën e këmbës, ndërsa është trajtuar në emergjencën e spitalit të […]

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 tek tregu Fatoni në dalje të Prizrenit. Një plumb qorr e ka goditur xhamin e parë të automjetit dhe nga kjo është lënduar një grua.

Ajo është lënduar në pjesën e këmbës, ndërsa është trajtuar në emergjencën e spitalit të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë”.

“Njësitë relevantë kanë dalë në vendngjarje dhe në terren në mënyrë që të mund ta identifikojnë të dyshuarin se nga ku është shkrepur arma”, tha Alija për Express.