Trajnohen psikologët shkollor të shkollave të Komunës së Suharekës
Psikologët shkollor të shkollave të Komunës së Suharekës sot janë trajnuar nga eksperti i kësaj fushe. Latif Hoxha është specialist i fushës së psikologjisë, i cili sot ka mbajtur trajnimin për psikologët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Suharekës. Pjesë monitoruese e këtij trajnimi ka qenë edhe drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani, […]
Psikologët shkollor të shkollave të Komunës së Suharekës sot janë trajnuar nga eksperti i kësaj fushe.
Latif Hoxha është specialist i fushës së psikologjisë, i cili sot ka mbajtur trajnimin për psikologët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Suharekës.
Pjesë monitoruese e këtij trajnimi ka qenë edhe drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani, i cili e falënderoi ekspertin për trajnimin e vyer, i cili trajnim do t’i hyjë në punë psikologëve e që si finalizim do të përfitojnë nxënësit.
Psikologët, të cilët ishin pjesë e trajnimit, e kanë falënderuar trajnerin e po ashtu edhe drejtorin Bajselmani për gatishmërinë e treguar.