1.
2.
3.
Muharremaj mbledh drejtorët, diskuton rreth përgatitjeve për 13 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Suharekës
06.06.2022
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e drejtorëve komunal, ku është diskutuar rreth përgatitjeve për 13 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Suharekës. Po ashtu, ai ka diskutuar edhe për manifestimet tjera që do të organizohen gjatë ditëve në vijim. Gjatë takimit kryetari Muharremaj, ka dhënë […]
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e drejtorëve komunal, ku është diskutuar rreth përgatitjeve për 13 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Suharekës.
Po ashtu, ai ka diskutuar edhe për manifestimet tjera që do të organizohen gjatë ditëve në vijim.
Gjatë takimit kryetari Muharremaj, ka dhënë detyra dhe obligime tjera për drejtorët që ti kryejnë.