Ligji i ri, asambleistët komunalë nuk do të duhet më të deklarojnë pasurinë
Kryesuesi i Grupit Punues, Besnik Tahiri i AAK-së thotë se me Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë, risitë më të theksuara janë: – Deklarimi do të bëhet në forme elektronike, duke lehtësuar dukshëm deklarimin dhe kontrollin; – Asambleistët komunalë nuk kanë detyrimin për të deklaruar pasurinë; – Do të ketë kontroll të plotë të […]
Kryesuesi i Grupit Punues, Besnik Tahiri i AAK-së thotë se me Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë, risitë më të theksuara janë:
– Deklarimi do të bëhet në forme elektronike, duke lehtësuar dukshëm deklarimin dhe kontrollin;
– Asambleistët komunalë nuk kanë detyrimin për të deklaruar pasurinë;
– Do të ketë kontroll të plotë të deklarimeve periodikisht, varësisht prej pozitës së zyrtarit publik;
– Do të rritet transparenca, me ç‘rast deklarimet e të gjitha subjekteve deklaruese do të bëhen publike;
– Agjencia vishet me kompetenca gjobëvënëse, me theks në provimin e qëllimit të zyrtarit për të mos deklaruar apo për të deklaruar rrejshëm, si element i veprës penale.