Një person gjendet pa shenja jete brenda një veture në Prizren
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar është gjetur në veturë, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Nga Policia kanë njoftuar se informatën e kanë pranuar dje rreth orës 17:00 për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren. […]
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar është gjetur në veturë, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Nga Policia kanë njoftuar se informatën e kanë pranuar dje rreth orës 17:00 për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.
“Rruga “Jusuf Gërvalla”, Prizren 06.05.2022 – 17:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur në veturë, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurori të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raportin e PK-së.