Shtyhet festa e titullit, Ballkani ndalet me barazim nga Llapi në Podujevë

01.05.2022

Ky takim ka përfunduar me rezultat 1-1, kështu duke ndarë pikët në kryendeshjen e xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës. Ermal Krasniqi e dërgoi në epërsi Ballkanin në minutën e 16-të, kurse vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 61-të, ku golin e shënoi Kastriot Selmani nga një goditje dënimi. Ballkani me 70 pikë […]

Ky takim ka përfunduar me rezultat 1-1, kështu duke ndarë pikët në kryendeshjen e xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës.

Ermal Krasniqi e dërgoi në epërsi Ballkanin në minutën e 16-të, kurse vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 61-të, ku golin e shënoi Kastriot Selmani nga një goditje dënimi.

Ballkani me 70 pikë është në krye të tabelës, me 12 pikë më shumë se Gjilani i pozitës së dytë. Pra, suharekasve iu duhet vetëm edhe një pikë nga katër xhirot e fundit për t’u shpallur kampionë.