Moti këtë javë, reshje bore, ngrica dhe temperatura deri në -13 gradë

24.01.2022

Po ashtu, nga IHK kanë bërë të ditur se nuk do të mungojnë as reshjet e borës në disa zona. Gjithashtu, në njoftimin e IHK-së thuhet se temperaturat parashihet të zbresin deri në -13 gradë Celsius gjatë ditës së martë, kurse maksmalet e ditës parashihet që të arrijnë deri në 3-4 gradë Celsius. “Parashikimi i […]

Po ashtu, nga IHK kanë bërë të ditur se nuk do të mungojnë as reshjet e borës në disa zona.

Gjithashtu, në njoftimin e IHK-së thuhet se temperaturat parashihet të zbresin deri në -13 gradë Celsius gjatë ditës së martë, kurse maksmalet e ditës parashihet që të arrijnë deri në 3-4 gradë Celsius.

“Parashikimi i motit për pesë ditë (24 – 28 janar 2022). Masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar. Këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore. Reshjet do të fillojnë sonte për të vazhduar edhe nesër në disa zona. Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës. Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente”, bën të ditur IHK.