Kundërshtohet vendimi i Qeverisë për kriptovalutat: I nxituar, nuk u informuan saktë në teren
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave. Pas këtij vendimi, kanë reaguar nga kanali kapograf në Telegram në emër të komunitetit të kriptovalutave në Kosovë “CryptoEagles”, […]
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave.
Pas këtij vendimi, kanë reaguar nga kanali kapograf në Telegram në emër të komunitetit të kriptovalutave në Kosovë “CryptoEagles”, transmeton IndeksOnline.
Ata thonë se e kuptojnë krizën energjetike në vend, mirëpo vendimi i fundit nga Qeveria e Kosovës është i padrejtë dhe nuk është zgjidhje.
Tutje ata njoftojnë se ky vendim është i nxituar dhe se nuk u informuan gjerë e saktë në teren.
“Ne @CryptoEagles – si komuniteti me i madhe i Kriptos ne Kosove e region, e kundershtojm vendimin e ri te Qeverise se Kosoves – i cili ndalon aktivitetin e prodhimit te kriptomonedhave.
Ky nuk eshte hap per t’u digjitalizuar dhe avancuar ne fushen e teknologjise, perkundrazi po futemi ne list me shtetet te nje sistemi krejt ndryshe nga ai perendimor, si: Algeria, Bolivia, Kina, Kolumbia, Egjipti, Indonezia, Irani, India, Iraku, Nepali etj..
Per me teper, ky eshte nje hap pas nga rregullimi i legjislacionit per kriptovaluta i cili kishte nisur si iniciative kete vit.
Shpresojm se Qeveria e Kosoves do t’a rishikoje kete vendim dhe ta anuloj sa me shpejte sepse ne mendojm se eshte vendim i nxituar pa u informuar gjere e sakte ne teren”, thuhet në reagimin e tyre.