Reduktimet e gjata me rrymë, KEDS’i del me sqarim dhe një sugjerim
Sipas KEDS-it, aryset për reduktimet më të gjata se dy orë, janë ngarkesat që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi. “Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, […]
Sipas KEDS-it, aryset për reduktimet më të gjata se dy orë, janë ngarkesat që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi.
“Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi”, thuhet në sqarim.
E që të mos ketë të tilla vonesa, KEDS’i ka sugjeruar konsumatorët që kur s’kanë energji, t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza.
“Për të eliminuar këtë dukuri, kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve. Konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike, sipas planit të kufizimeve duhet që pajisjet elektrike mundësisht t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza, në mënyrë që procesi i rikyçjes të secilës dalje të realizohet në mënyrë të suksesshme”, thuhet në njoftim.