ATK tregon se si duhet të deklarohen tatimet për të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat
Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor. Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të […]
Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.
Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimin dhe Kontributet Pensionale.
Me fokus të veçantë, ATK do të përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e personave, të cilët krijojnë të ardhura nga kriptovalutat.
Për personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale, ATK do të ndërmarrë masat sipas legjislacionit tatimor.
Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, thuhet se detyrimet tatimore për të ardhurat nga kriptovalutat, varen nga statusi që ka personi i cili ka realizuar të ardhurat.
Andaj, nëse statusi i personit që ka bërë realizimin e të ardhurave të tilla është person fizikë jo afarist apo person fizikë afarist, duhet që të bëjë zbatimin e dispozitave ligjore të përcaktuara me Ligjin për Tatimin në të ardhura Personale dhe për të ardhurat e realizuara.

Ndërkaq, nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është person juridikë, atëherë duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Koroporatave dhe për të ardhurat e realizuara.

Po ashtu, nga ATK-ja thonë se nëse personi krijon humbje, atëherë mbahen evidenca të veçanta për humbjet e tilla, evidenca të cilat duhet të jenë në dispozicion të ATK-së sa herë që kërkohen.