Zv.ministri i Drejtësisë për deklarimin e pasurisë së profesorëve e mjekëve: S’është hakmarrje

10.12.2021

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në këtë mbledhje të Qeverisë ka propozuar një kërkesë që mjekët dhe profesorë, të cilët punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë, siç kanë bërë deri tash këta zyrtarë. Kërkesa e zv.ministrit të Drejtësisë u miratua me shumicë votash nga të […]

Zv.ministri i Drejtësisë për deklarimin e pasurisë së profesorëve e mjekëve: S’është hakmarrje Foto: SuharekaOnline

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në këtë mbledhje të Qeverisë ka propozuar një kërkesë që mjekët dhe profesorë, të cilët punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë, siç kanë bërë deri tash këta zyrtarë.

Kërkesa e zv.ministrit të Drejtësisë u miratua me shumicë votash nga të pranishmit në sallën e mbledhjes, duke filluar nga kryeministri, ministrat si dhe zëvendësministrat.

Sallahu tha se në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët si dhe profesorët në institucionet publike.

Ndërsa, pas mbledhjes, zv.ministri Sallahu ka mbajtur një konferencë për media, ku tha se futja e mjekëve dhe profesorëve në listën e personave që duhet të deklarojnë pasurinë nuk ka të bëjë me hakmarrje.

Ai nuk ka dhënë detaje se kur do të miratohet ky ligj në Kuvend dhe se kur do të hyjë në fuqi.

“Ekspertët tanë kanë vlerësuar se këto dy kategori duhet të futen në deklarim të pasurisë mjekët dhe profesorët sepse ata marrin pagë nga shteti i Kosovës”.

“Pra është dakordim i të gjithë grupit dhe ne jemi të vendosur që të votohet në Kuvend”.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More