Vetëm gjatë tetorit kanë humbur jetën 6 persona në aksidente trafiku

04.11.2021

Të mërkurën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 49 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, 19 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 30 me dëme materiale. Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vetëm gjatë muajit tetor në vendin tonë kanë humbur jetën […]

Të mërkurën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 49 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, 19 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 30 me dëme materiale.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vetëm gjatë muajit tetor në vendin tonë kanë humbur jetën gjashtë (6) persona në aksidente të trafikut.

Prej tyre, 4 kanë qenë shoferë, një pasagjer dhe një këmbësor.

Policia ka bërë apel për kujdes të shtuar dhe përqëndrim në ngasje, me moton “MOS I BARTNI SHQETËSIMET TUAJA NË TIMON” dhe se aksidentet nuk ndodhin, ato thjesht shkaktohen!