Shala dhe Abdixhiku në Duhël, prezantojnë prioritetet për këtë fshat
Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, Ardian Shala dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së sotme kanë vizituar banorët e fshatit Duhël Nga këtu, bashkë me […]
Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.
Krahas këtyre aktiviteteve, Ardian Shala dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së sotme kanë vizituar banorët e fshatit Duhël
Nga këtu, bashkë me kryetarin Abdixhiku kanë konfirmuar edhe një herë se Lidhja Demokratike e Kosovës është adresa e vetme e qeverisjes së mirë për të gjithë, me duar të pastra dhe të përgjegjshme ndaj qytetarëve të vendit tonë.
Shala së bashku me kandidatin për asamble komunale, Altin Bujari shpalosën platformën tonë gjatë qeverisjes së ardhme.
Po ashtu, ai ka thënë se me qeverisjen tonë, në Duhël i kemi paraparë këto projekte:
Ndërtimi i ujësjellësit, rregullimi i kanalizimit në disa lagje të mbetura në gjysmë, rregullimi i rrugëve lokale, rregullimi i sheshit te ambulanca e fshatit, rregullimi i trotuareve dhe ndriçimi publik në fshat.
Vetëm me fitoren e LDK-së, vije ndryshimi për të gjithë.