Qendra e Studentëve do t’i verifikojë studentët se a janë të vaksinuar ose obligohen për test negativ

09.09.2021

Nga 13 shtatori, punëtorët e institucioneve publike për të hyrë në vendin e punës do të duhet të kenë dëshmi që janë vaksinuar kundër COVID-19 ose dëshmi të testit që janë negativ. Një gjë e tillë pritet të bëhet edhe në Qendrën e Studentëve, ku kjo qendër do të bëjë verifikimin e të gjithë studentëve […]

Nga 13 shtatori, punëtorët e institucioneve publike për të hyrë në vendin e punës do të duhet të kenë dëshmi që janë vaksinuar kundër COVID-19 ose dëshmi të testit që janë negativ.

Një gjë e tillë pritet të bëhet edhe në Qendrën e Studentëve, ku kjo qendër do të bëjë verifikimin e të gjithë studentëve se a janë të vaksinuar kundër COVID-19 apo jo.

Nëse studentët nuk janë të vaksinuar, atëhetë ata duhet të kenë dëshmi se janë negativë, testim që duhet të bëjnë çdo dy apo tri ditë,

Të paktën kështu ka konfirmuar drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, i cili ka bërë të ditur për EkonomiaOnline se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet varësisht prej kapaciteteve që u lejohen.

Po ashtu, ai ka theksuar se do të pranojnë aq studentë sa ju rekomandohet.

“Për çfarëdo varianti që të vendoset a do të mbushet Qendra e Studentëve me kapacitete të plota apo të përgjysmuara sigurisht se do të  kërkohet një dëshmi e një pasaporte të vaksinës apo që studentët të bëjnë çdo ditën e dytë apo të tretë testin si është me rregullore mirëpo përfundimisht është vendosur që në momentin e vendosjes në konvikt ata do verifikohen”, tha Sfishta.