Moti sot kryesisht me diell, pasdite zhvillime të vranësirave lokale

06.09.2021

Java e dytë e shtatorit me mot më të qëndrueshëm, me diell e vranësira. Temperaturat luhaten përreth vlerave mesatare. Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite do të ketë edhe zhvillime të vranësirave të pakta lokale. Java e dytë e muajit shtator do të filloj me mot kryesisht me […]

Java e dytë e shtatorit me mot më të qëndrueshëm, me diell e vranësira. Temperaturat luhaten përreth vlerave mesatare.

Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite do të ketë edhe zhvillime të vranësirave të pakta lokale.

Java e dytë e muajit shtator do të filloj me mot kryesisht me diell, derisa nga dita e mërkurë do të ketë edhe vranësira, por edhe intervale me diell. Aty-këtu nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu, megjithëse me gjasa të pakta. Në aspektin termik, temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në përgjithësi në vlera të pranueshme dhe të mira. Vetëm orëve të pasdites, nën kushte të motit të kthjellët, vende-vende mund të ketë rritje të ozonit sipërfaqësor që shtynë indeksin të kalojë në vlera mesatare.

Temperaturat minimale luhaten nga 8C deri 11C, e ato maksimale nga 23C deri 25C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatara nga verilindja 3-10m/s. Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.