Për një muaj Komuna e Suharekës shpenzoi afër 4000 euro për karburant për vetura
03.08.2021
Në shpenzimet e periudhës korrik 2021 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për karburant për vetura. Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin korrik të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 3.977,54 euro, raporton SuharekaOnline. […]
Në shpenzimet e periudhës korrik 2021 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për karburant për vetura.
Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin korrik të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 3.977,54 euro, raporton SuharekaOnline.
Në bazë të këtij raporti bëhet e ditur se në korrik të 2021’s, shpenzime më të mëdha për karburant për vetura janë bërë nga Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor, e cila ka shpenzuar plotë 3,103.34 euro.
Njësia Buxhetore | Karburant për vetura, korrik 2021 |
Administrata | 97.25€ |
Shërbime Publike – Infrastrukturë Rrugore | 642.95€ |
Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor | 3,103.34€ |
Shërbimet Sociale | 134.00€ |
TOTAL | 3,977.54€ |