Zvicër, shqiptarët prin në listën e dëbimeve për arsye kriminaliteti

para 7 dite

Në vitin 2023, Zvicra dëboi 2250 të huaj që kishin kryer vepra penale. Për herë të parë, statistikat zbulojnë sa prej tyre kanë lënë vendin dhe në cilat shtete janë dërguar më shumë të dënuar.

Zvicër, shqiptarët prin në listën e dëbimeve për arsye kriminaliteti

Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) njoftoi se gjatë vitit të kaluar 2250 persona të huaj janë dëbuar nga Zvicra. Pjesa më e madhe e të dënuarve janë burra të moshës 25-34 vjeç. Statistikat gjithashtu tregojnë se cilat vende kanë pranuar më shumë persona të dëbuar nga Zvicra.

Në krye të listës qëndrojnë Shqipëria dhe Algjeria, me secilin vend që ka pranuar rreth 13% të rasteve të zbatuara të dëbimit. Në vend të tretë renditet Rumania, një shtet anëtar i BE-së, me 6.8%.
Më tej vijojnë Maroku, Franca, Italia, Nigeria, Kosova, Portugalia dhe Serbia.

Në total, deri në fund të vitit 2023, rreth 70% e të dëbuarve kanë lënë Zvicrën. SEM thekson se kjo përqindje pritet të rritet gjatë vitit 2024, pasi disa raste janë ende në proces.

LEXO EDHE:  Këto janë ndryshimet në muajin dhjetor në Zvicër

Philippe Müller, drejtori i sigurisë në kantonin e Bernës, kërkon masa më të ashpra ndaj vendeve që nuk bashkëpunojnë për kthimin e të dënuarve. Ai propozon që ndihmat për zhvillim dhe format e tjera të mbështetjes të ndërpriten për këto shtete.

Müller gjithashtu kërkon ndryshime në ligjin për azilin, duke sugjeruar që azilkërkuesit e refuzuar që kryejnë vepra penale duhet të mbahen të paktën një vit në paraburgim për dëbim.

Etiketat